Përplasja te Unaza e Re, policia shoqëron ish-deputetin Klevis Balliu

619
Sigal

Policia shoqëron ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua edhe me përplasje fizike mes banorëve dhe FNSH. Protestuesit qëlluan edhe gurë e sende të tjera në drejtim të policisë.

Uniformat blu shoqëruan ish-deputetin Balliu dhe disa protestues të tjerë. Teksa shoqërohej nga furgoni i policisë, Balliu bëri thirrje për rezistencë nga banorët duke deklaruar se ata do rikthehen edhe më të fortë.

Incidentet bën që policia të shtonte prezencën me qëllim hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve. Banorët e Astirit protestojnë çdo ditë kundër shembjes së shtëpive të tyre, të cilat janë në proces legalizimi.