Përplasja për Himarën/ Reagon Rama: Akropoli në këmbë falë një shqiptari. Himara është e jona!

475
Sigal

Kryeministri
Edi Rama ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i kthyer përgjigje Athinës
zyrtare pas përplasjes me shtetin shqiptar për çështjen e Himarës.

Rama ka publikuar në “Facebook” një
gravurë të Athinës të vitit 1670 ndërsa rikujton se Akropoli i lashtë është
ende në këmbë falë edhe një shqiptari. Bëhet fjalë për Gjergj Dushmanin, i cili
i kërkoi flotës Genciane të mos e bombardonte Athinën.

E për Himarën, Rama iu thotë shkurt
grekëve: ajo është vetëm shqiptare.

“Kjo gravurë e vjetër e Athinës e
1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene
Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht
shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në
këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe
vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686,
negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos
bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që
dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht
shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve
Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po
kështu, nëse Himara përjetoi me arkipelagët grekë dhe greqishten si “lingua
franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e
të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që
popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për
Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE”, shkruan Rama në Facebook.