Përplasja e policisë me protestuesit, deputetët e LSI në vendngjarje

587
Në valën e takimeve dhe bisedimeve me qytetarët, nuk mund të shmangen as pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes. Një rast i tillë ka ndodhur paraditen e djeshme ku dy deputetë të LSI-së, Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj, kanë takuar banorët që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të plehrave në Vërri të Fierit duke i shprehur mbështetje e duke lëshuar akuza nga ana tjetër ndaj qeverisë. Mësohet se banorët janë përplasur me policinë. “Qeveria po bën korrupsion me Inceneratorët. Mbështetim qytetarët që protestojnë për të drejtën e tyre”, janë shprehur dy deputetët e LSI-së. Ditën e sotme forcat policore ushtruan dhunë ndaj banorëve protestues.
Sigal