Përplasja/ DAP kundërshton ministrin e Drejtësisë, rikthen në detyrë Sekretaren e Përgjithshme

519
Përplasje mes dy institucioneve për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë.
Një ditë më parë ministri teknik i Drejtësisë, nga radhët e PD-së, Gazment Bardhi pezulloi nga detyra Sekretaren e Përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxhën, por sot Departamenti i Administratës Publike e rikthen në detyrë.
Sipas DAP, urdhri i ministrit për të pezulluar Sekretaren e Përgjithshme është tejkalim i kompetencave të ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi.
Në urdhrin e ministrit sqarohej shkak për pezullimin ishte bërë pjesëmarrja si kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit. Juliana Hoxha mësohet se kandidon me Partinë Socialiste dhe është e 24-ta në listën e deputetëve në qarkun e Tiranës.
Edhe pse zonja në fjalë i është drejtuar KQZ-së me një shkresë ku kërkonte të tërhiqej nga gara, ky institucion nuk ia ka aprovuar dhe heqja dorë nga kandidimi nuk ka efekt, sqarohej në urdhrin e Bardhit.
vendimi
Sigal