Përparim Spahiu: Zëri i Amerikës, Zëri i Ramës dhe Zëri i Dakos!

544
Sigal

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me deklaratat që janë bërë së fundmi për përgjimet e Zërit të Amerikës nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

“Llogjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision, se në vitet 80′, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar. Sesi mund të merrte vesh Dako nga lajmet në atë kohë, pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di.”-shkruan Spahiu në Faceboo

Postimi i plotë:

Zëri i Amerikës, Zëri i Ramës dhe Zëri i Dakos!

Ish presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”.

Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës.

Llogjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision, se në vitet 80′, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar.

Sesi mund të merrte vesh Dako nga lajmet në atë kohë, pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di.

Po mirë, a nuk ishit ju që fërkonit barkun kur Zëri i Amerikës kritikonte opozitën. Sot, si mundet të ndërsesh prokurorinë për të hetuar Zërin e Amerikës, dhe nuk thua asnjë fjalë për blerjen e votave.

Nuk ke asnjë ndryshim nga Hugo Chavez, madje ke përsosur makinerinë e propagandës…atë makineri që shumë shpejt do të të fundos ty dhe grabitësit e votave që ke nga pas.