Përparim Spahiu thirrje Erion Velisë: Eja me LSI të punosh më mirë

170
Debatet mes Partisë Socialistë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se kanë marrë përmasa të mëdha. Në këtë debat është përfshirë jo pak herë edhe kryetari i Babshkisë Tiranë Erion Veliaj. Ky I fundit ashtu sikundër kryetari Rama, akuzon LSI se ka qenë në qeveri vetëm për të marrë vende pune dhe për të rritur anëtarësinë. Këtyre deklaratave u janë dhënë përgjigje nga më të shumtat. Deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu, ndërkohë që vërshojnë sulmet dhe “helmet” elektorale, ka zgjedhur një rrugë dhe një qasje tjetër: “Erion, eja me LSI, me ne do të punosh më mirë dhe do të jesh më i gëzuar!” – i drejtohet Spahiu kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në të vërtetë, në këtë periudhë helmesh transversale, qëndrimi i Përparim Spahiut, veçon nga të tjerët. Kujtojmë se Spahiu ka qenë mjaft i hidhur më parë dhe “tërbohet” fare kur vjen puna te diskutimi i Rrugës së Arbrit, që do të nxirrte Dibrën e tij të dashur nga izolimi urban.