Përparim Spahiu: Rilindja votoi kundra statusit të minatorit, i’u bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro këtij statusi

592
Para pak minutash shumica e rilindjes në komisionin e çeshtjeve sociale dhe shendetesise votoi kundra statusit te minatorit propozuar nga une dhe grupi parlamentar i LSI ku me votë mori dhe mbështetjen e partise demokratike. 

Ky votim është absolutisht kundra interesave të minatorëve dhe ish minatorëve që e prisnin atë me padurim dhe për fat të keq u votua kundër politikisht. 

Kjo nismë është e ndërmarr e nga une qe nga marsi 2017 dhe rikthyer në shtator pasi në atë periudhë nuk pati as vëmendje dhe as interes për ta diskutuar. 

Nisma, iu be e qartë dhe qeverisë dhe komisionit, është vetëm për qellimin që minatorët të gëzojnë statusin e munguar për ta. 

Pra unë kërkova me këtë status të vendosej drejtesi sociale të asaj kategorie që i ka dhënë ekonomise kombetare aq shumë madje dhe jetën. 

Rilindja këtë e quajti shkelje të kushtetutës. Para syve të gjithë shqiptarëve shohim hipokrizin edhe demagogjine e kësaj mazhorance. 

Politizimi i këtij projekt ligji nga rilindja është provë e qartë se qeverisë nuk iu bëhet vonë për te sakrifikuarit dhe ata që bëjnë punët e vështiresive ekstreme siç janë minatoret. 

Mazhoranca ka dhe një shancë tjetër pasi nisma do të jetë për diskutim në seancën plenare, iu bëj thirrje të gjithë deputetëve të votojnë pro këtij statusi. 
Sigal