Përparim Spahiu: Qeveria është në pikë të hallit me financat

575
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht edhe anëtar në Komisionin e Ekonomisë ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook mbi atë që u vendos sot në këtë komision.

Spahiu shkruan se Komisioni i Ekonomisë sot përgjysmoi fondin e pagesave të të persekutuarve, që ndoqi përgjysmimet e tjera të para disa muajve.

Ndër të tjera Spahiu shprehet se kjo qeveri e ka të pamundur të bëjë investime publike dhe se do vijë dita që nuk do të ketë më para as për pagat.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot, Komisioni i Ekonomisë përgjysmoi fondin për pagesa të të persekutuarve.

Para disa muajsh përgjysmoi fondin e të pamundurve, ndihmën qesharake ekonomike.

Tregues që Qeveria është në pikë të hallit me financat.

Tregues që nuk ka asnjë shans që këta të miratojnë këtë vit Statusin e Minatorit.

Tregues që këta janë të pamundur të bëjnë investime publike.

Tregues që këta e kanë të pamumdur, dhe bujqësia, duhet ta harrojë ndihmën financiare.

Tregues që do vi dhe dita që mos ketë para edhe për pagat.

Mbase po mendohet ndonjë skemë finamcimi për buxhetin nga burime “të tjera”, siç janë ato të financimit në ndërtim.

Të shohim!