Përparim Spahiu: Presidenti nxorri nga skuta ministra e deputetë pa emër

494
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se Presidenti i Shqipërisë, nxorri nga skuta ministra dhe deputetë që në dy vite qeverisje, askush nuk ja dëgjoi zërin. Sipas Spahiut, në këto tre ditë, në çdo orar dhe në çdo media, këta ministra dhe deputetë janë turrur për të sulmuar Presidentin e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Prej tre ditësh janë turrur ministra e deputetë rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media. Ndërkohë, dy vite qeverisje, akoma nuk kemi mësuar emrat e ministrave që drejtojnë këtë vend, si kemi parë askund, në asnjë debat. Prej dy vitesh nuk miratohet asgjë në dobi të vendit, përveç aferrave korruptive, denoncuar tashmë nga opozita, por dhe media të huaja. Faleminderit z. President që i nxorre nga skuta ku ishin futur…!!!