Përparim Spahiu: Ministri i Financave jep lajmin e madh

572
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar vendimin e Ministrisë së Financave për të vendosur taksat e shtëpive. Sipas Spahiut,qytetarët nuk i shpëtojnë dot këtij vendimi dhe se qeveria nuk po jep asnjë ditë një lajm të mirë për vendin.
Më poshtë statusi i plotë:
Ministri i Financave jep lajmin e madh:
Fillon mbledhja e taksave të shtëpive e s’keni ku ti shpëtoni, pasi do ta keni në faturën e dritave…
Shumë mirë, por si nuk dhatë një lajm se u hap një biznes i ri, se u punësuan disa të rinj, se doli nga skema e ndihmës ekonomike një familje pasi ju gjet një punë kryefamiljarit, se Qeveria pranon minimumin jetik, se sot nuk pati asnjë lajm për vrasje, grabitje apo kapje tonelatash droge…
A po, kemi dhe lajmin e përditshëm të mbjelljeve të pemëve
Sigal