Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar pas reagimit të Kryeministrit Rama. “Ky që bëri një palo reformë në arsim, vetëm në interes të universiteteve private, po i dhimbsen taksapaguesit.”-shkruan Spahiu
Postimi i plotë:
Po, paguaj, dhe shumë të tjerë paguajnë taksa, për arsimim falas..!!!
Ky që shumëfishoi taksa e tatime dhe që nuk bën asnjë punë por vetëm shpërdoron, po i dhimbsen taksapaguesit.
Ky që shpenzon miliona vetëm për lluks, ku çdo investim ia ka lënë skemave korruptive të PPP-ve, po i dhimbsen taksapaguesit.
Ky që shemb shtëpi, vetëm për interesa korruptive, dhe nuk kompeson, po i dhimbsen taksapaguesit.
Ky që bëri një palo reformë në arsim, vetëm në interes të universiteteve private, po i dhimbsen taksapaguesit.