Përparim Spahiu: Ku Po Shkojmë??? 50% më shumë numëri i subjekteve të mbyllura në 6 mujorin e parë, krahasuar me vitin 2017

655
Sigal

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu, nëpërmjet një statusi në Facebook, shpreh alarmin për ecurinë e biznesit në Shqipëri.

Ja statusi i plotë:

“50% më shumë numëri i subjekteve të mbyllura në 6 mujorin e parë, krahasuar me vitin 2017.

8081 subjekte kanë kaluar me status pasiv, që do të thotë se minimalisht rreth 24,000 më shumë janë të papunë.

Shkaku kryesor mendohet rënia e konsumit por mos harrojnë:

TVSH për biznesin e vogël.

Energjie elektrike më të shtrenjtë.

Uji më i shtrenjtë.

Taksat lokale (sidomos Tiranë ku nr i subjekteve të mbyllura është më i madhi) dhjetë fishuar.

Pra, sektori që punëson më shumë, biznesi i vogël, po merr goditje çdo vit, pa asnjë shpresë se do të ketë investime të mëdha të huaja (të gjithë e lexuam “me duar në kokë” raportin e DASH).

Lind vetëm një pyetje:

Ku Po Shkojmë???”