Përparim Spahiu kritikon qeverinë për paaftësi në menaxhim: “Të paaftë të realizojnë…”

448
Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu e ka kritikuar sërish qeverinë për paaftësinë në menaxhim, këtë radhë mbështetur edhe tek raporti i fundit i FMN-së, që ka pohuar të njejta probleme që ka ngritur LSI-ja për koncensionet dhe PPP-të.
“FMN, me një fjali, na tregon paaftësinë manaxheriale të kësaj qeverie, – shkruan Spahiu në Fb, – ku Ballkanin e kryeson Shqipëria, si modelin më të keq të PPP-ve, kur shprehet se:”Hapësira e pamjaftueshme fiskale dhe mungesa e efikasitetit në sektorin publik e bëjnë financimin privat tërheqës në investimet në infrastrukturë”.
Pra të paaftë të realizojnë të ardhura, normal që kjo nuk realizohet me burgosjen e biznesit por me lehtësi fiskale për më shumë investime dhe, ekonomi konkurruese e jo favore një grupi biznesmenësh.
Sa për efikasitetin në sektorin publik fajin vazhdon ta ketë LSI-ja,” përfundon Spahiu, duke sjellë në vëmendje “amendimet për konçensionet dhe PPP, kërkesë e LSI, që prej tre vitesh “flenë”në sirtaret e Kuvëndit”.
Sigal