Përparim Spahiu: Jemi të gjithë dëshmitarë të largimit të investitorëve seriozë prej 5 vitesh

559
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu me anë të një postimi në facebook ka rikujtuar se prej tre vitesh propozimi i LSI-s për më shumë filtra në dhënien e konçensioneve dhe kontratave të Partneritetit Publik Privat, qëndron në sirtar.

POSTIMI I PLOTË:

Prej tre vitesh qëndron në sirtare propozimi i LSI-s për më shumë filtra në dhënien e konçensioneve dhe kontratave të Partneritetit Publik Privat.

Kërkohej më shumë transaparencë nëpërmejt diskutimit në parlamemt të kontratave që zgjasnin më shumë se katër vite.

Kërkohej një analizë më e thelluar e risqeve që do të kishin financat publike.

Kërkohej ringjallja e mekanizmit të konkurushmërisë, si element bazë për afrimin e investitorëve të huaj.

Propozimi i opozitës, për kontrollin e gjith ç’ka ndodhur me këto kontrata, është një lajm i mirë për të gjithë ata investirorë që duan të investojnë në Shqipëri, dhe është krejt e kundërta e asaj që shprehet zv Kryeministrja.

Jemi të gjithë dëshmitarë të largimit të investitorëve seriozë prej pesë vitesh, por jo vetëm të tyre, por dhe vetë shqiptarëve, si azilkërkuesit me numurin më të madh, kur ja kalojmë dhe vendeve që janë në luftë si Siria.