Përparim Spahiu: Jemi në krizë ekonomike dhe politike

652
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu deklaroi sot në “Ora News” se qeveria po shkatërron ekonominë me mungesën e një strategjie të qartë për taksat dhe bizneset.
Deputeti i LSI-së tha se protestat e qytetarëve janë legjitime dhe kanë qëllime të qarta, ulje të taksave dhe më shumë zhvillim ekonomik.
Spahiu bëri një krahasim dhe me vendet e rajonit, si Mali i Zi, Maqedonia dhe të tjerë që kanë një ekonomi shumë më të suksesshme për shkak të taksave që aplikojnë.
Deputeti Spahiu tha se sot vendi indohet në krizë politike për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së gjithë pushteve nga qeveria, por edhe në krizë ekonomike për shkak të mungesës së vizionit të kësaj qeverie.
Spahiu ka shpjeguar dhe reagimin e deputetëve të opozitës në Kuvend.
“Mbeshtes te gjitha veprimet e kolegeve te mi ne Parlament, qe me te drejte ka ardhur si reagim per shkak te atij fjalori qe perdori kryeministri. Kryeministri nuk e dinte qe ishte ne parlament, kur perdori ate fjalor banal. Ka menduar qe eshte me miqte e vete. Njerezit na kane thene: tju vij Zot reagoni. Na kane thene ne Kukes, per te reaguar. Ndikimi i protestave te opozites?b Une duhet te shkoja te mbeshtesja kuksianet, apo qeverine e koncensionarit? Qeverine qe FMN i thote e ke bere balte me koncensionet. Nje minister financash iku per shkak te TVSH-se per biznesin”,- tha Spahiu.
Sigal