Përparim Kabo: Të pamundurit për të respektuar ligjin

542
Demokracia në Shqipëri nuk ka bërë përpara në vitin 2017 kumton “Freedom House”…Po pse… Kjo është më shumë se pyetje…Shteti Ligjor… Rule of Law ka një parakusht ekonomik dhe social…zhvillim ekonomik të qëndrueshëm për të gjitha shtresat shoqërore. Ky realitet mungon në vendin tonë…shoqëria në nevojë e ka të pamundur të respektojë ligjin. Necessitas non habet leggem…nevoja nuk ka ligj. Aspekti tjetër institucional është shpërfillja e përfaqësimit të elektoratit…duke paradrejtuar vendimmarrjen nga interesi i oligarkisë që shpie te shitja e interesit publik…vijojmë. Pluralizmi partiak ka kohë që është kthyer në antagonizëm partiak me qëllimin okult të kapjes së institucioneve. Sistemi i drejtësisë ka mbetur peng i pafuqisë për të dalë nga korrupsioni…ka rënë edhe si besueshmëri morale. Media luhatet sipas interesave të pronarëve dhe i shërben interesit dhe jo marrëveshjes me të vërtetën…Në këto kushte demokracia është ende e plagosur…mungon, madje shpesh edhe si vetëdije dhe kulturë komunitare…Ja pra, që nuk mund të mburremi me beteja verbale…përgjegjësia është e lartë…
Europianizimi nuk është thjesht investim ligjor që rezulton në kopjim ligjesh…ai është kulturizim europianizues dhe për të bërë realitet këtë objektiv…lypset shumë punë mund dhe vullnet…
Sigal