Përparim HALILI/ Edi Rama dhe thënia: “Burrat e shtetit, lindin 1 herë në 100 vjet”!

576
Sigal

Kur bëhet fjalë për politikanë, shtetarë, apo pushtetarë “kurva” që jetën e tyre majë kolltuqeve e kalojnë duke u “krehur” me pazare anti-kombëtare edhe kur popujt u shkatërrohen e denigrohen nga hasmi, i ligu dhe dashakeqi, thuhet kështu: “Mos lindtë më i tillë në këto troje”. Kur bëhet fjalë për burra që mbrojnë me trimërisht dhe hapur interesat e kombit edhe brenda në “kullën e hasmit”, thuhet kështu: “Burra të tillë, lindin një herë në 100 vjet”. Ky përcaktim nuk është tekst libri shkollor, por qëndrim popullor, për me tepër me simbolikë folkloristike tipike shqiptare, si populli dhe kombi më i tradhëtuar, denigruar, braktisur e shkatërruar historikisht prej udhëheqësve të vetë. Në këndvështrimin tim, në vlerësimin tim, në konstatimin tim si shqiptar, mendoj se shprehja “Burra të tillë, lindin një herë në 100 vjet”, tashmë është realitet. Në vlerësimin e shqiptarëve, konstatohet se një i tillë ka “lindur” tashmë e është mes nesh, në krye të ne, shqiptarëve. Eshtë kryeministri Edi Rama. “Burrat e shtetit” nuk lindin në djepe e maternitete, por ne momente historike, kur mbanë qëndrim historik në favor të kombit tënd e të kombeve të tjerë që cënohen. Qëndrimi i Edi Ramës brenda në Serbinë e “paprekshme”, tregoi se pas 100 vjetësh, Shqipërisë i “lindi” përsëri një “burrë shteti”. I pari “burrë shteti” që u doli zot fateve të kombit shqiptar, “lindi” në nëntorin e 102 viteve më parë. Ishte “plaku i mencurr e patriot” Ismail bej Vlora, flamurtari i shpalljes së pavarësisë. Në këtë nëntor të 100 vjetorit të dytë, Shqipërisë i “lindi” i dyti burrë shteti, “djali i mencur e patriot” Edi Rama, mbrojtësi i flamurit dhe trojeve kombëtare, bash në “kullën e hasmit” që prej shekujsh ka vrarë e plaçkitur troje shqiptarësh e që sot në kohët modern, paçka se një “shtet i leckosur”… nuk njeh as lirinë e shqiptarëve! Kryeministri Edi Rama, me profil prej burri shteti, në emër të kombit shqiptar e shpërfytyroi, troç e “mederosi” botërisht e trimërisht kapadaillëkun ultra nacionalist serb anti-shqiptar. Burri i shtetit Edi Rama, “i lindur pas 100 vjetësh”, i “nguli në tru” e i la në tavolinë Serbisë “ultimatumin kombëtar shqiptar”, për të braktisur ëndrrat e rreme ultra-nacionaliste lidhur me liritë dhe të drejtat shqiptare në rajon! Këtë nuk e kanë bërë në 100 vitet pas flamurit të pavarësisë, asnjë prej shtetarëve shqiptarë të deri 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë (nëntor 2012). Në 100 vitet e para që kaluan në 28 nëntor 2012, mbi kryet e shqiptarëve kanë sunduar 68 kryeministra, princër, mbretër, politikanë e shtetarë të çdo lloji e kallëpi, por nuk u bënë dot “burra shteti” edhe pse “modelin” e burrit të shtetit e të kombit e kishin të plotë e të gatshëm: Ismail Qemalin! Ata mbetën thjeshtë në listën historike të kombit si shtetarë e jo si atdhetarë, jo si burra shteti, por si “lepuj” përballë një Serbie që u kishte vedosur “kapistallin” e i përdorte për interesat e veta, kundër intersave kombëtare shqiptare. faktet historike provojnë, se të gjithë në 100 vitet që kaluan e disa “karta të djegura” pro serbe edhe sot, gjatë pushteteve të tyre, kanë aktruar me buzët tek Flamuri Kombëtar Shqiptar që ngriti Skënderbeu e Ismail Qemali, por që pas “betimit” pëpara tij bënin pazare e luftë pushtetesh dhe kurrorash me serbët, shisnin troje e interesa kombëtare për të sunduar… Askush prej tyre me kollare, papion, bastun fildishi, barsolinë pariziene, pellush rus, kurrorë mbretërore e stemë republike popullore, nuk ka guxuar jo t’i flas hapur Serbisë as jashtë Serbisë për largimin e “kthetrave” nga çështja kombëtare dhe pavarësia e trojeve shqiptare, por as t’i belbëzojë si “me shaka” në piknike! Tashmë “u kry”! Serbia mësoi që duhet të hesht e të pranoj pa kushte e pa presione vullnetet dhe të drejtat e çdo shteti e kombi! Me qëndrimin modern e të hapur të Edi Ramës në Serbi, historia e mardhënieve Shqiptaro-Serbe nisi një kapitull të ri larg “politikë shëmtirës” mesjetare serbe. Nëse 100 vitet e para, Ismail bej Vlora hapi kapitullin e pavarësisë së Shqipërisë, Edi Rama me qëndrimin kombëtar shqiptar ne Serbi, hapi kapitullin e 100 vjetëve të reja të fateve të personalitetit të Shqipërisë si shtet, të Kosovës së shtet dhe të krejt Kombit Shqiptar në rajon, Europë e më gjerë. Ka një ngjashmëri qëndrimesh prej burrash shteti, mes dy të “lindurve një herë në 100 vjet”, Ismail bej Vlorës dhe Edi Ramës. Ndërsa Ismail bej Vlora ia deklaroi shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në mes të parlamentit turk, Edi Rama ia deklaroi Serbisë “brenda në shtëpi” pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve brenda hartës shtetërore të Serbisë. Mesazhi shtetëror e kombëtar shqiptar i Edi Ramës për Serbinë dhe jo vetëm për Serbinë, ishte i qartë: Kanë perënduar kohët e djallit kur të drejtat, trojet dhe liria e shqiptarëve mohoheshin, cënoheshin e përvehtësoheshin dhunshëm si “copa buke”. Shqipëria, nëpërmjet një deklarate të “burrit të shtetit” Edi Rama, vendosi dhe nisi ta bllokoj këtë “histori tutorizmi” mbi një shekullor mbi trojet, të drejtat dhe liritë e shqiptarëve…