Përmet: PS bashkon votat me PD dhe mer postin e sekretarit të Këshillit Bashkiak

455
Zgjedhja e sekretarit të Këshillit Bashkiak ka përplasur Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në Përmet. Mësohet se socialistët kanë prishur marrëveshjen me LSI-në dhe kanë marrë edhe postin e sekretarit të Këshillit Bashkiak të Përmetit, përveç kryetarit që është zgjedhur nga radhët e PS-së. Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak kanë bashkuar votat me PD-në, për të rrëzuar kandidaturën e Ilia Puriqit të LSI-së për postin e sekretarit, duke zgjedhur në këtë post Veli Mehmetin e PS-së.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim bën të ditur se nuk ka asnjë përçarje në koalicionin mes forcave të majta. LSI akuzon deputetët e Vlorës se kanë urdhëruar prishjen e marrëveshjes në Përmet. “Ilia Puriqi, kandidatura e propozuar sipas marrëveshjes. Deputetët e Vlorës rrëzuan kandidaturën konsensuale, urdhëruan bashkimin e votave PD-PS”- thuhet në reagimin e LSI-së, e cila thekson se do t’i qëndrojë dakordësisë midis ASHE.
Sigal