Përmbytjet – PAA: Shtabi i Emergjencave, i thirrur nga kryeministri Rama është një shou mediatik, duam të dhëna të sakta

626
Sigal

Partia Agrare Ambientaliste i ka kërkuar qeverisë që ta dalë me të dhëna të sakta për përmbytjet në vend.  Në një deklaratë për mediat, kjo forcë politike thotë se Shtabi i Emergjencave, i thirrur nga kryeministri Rama është një shou mediatik.

Sipas PAA në Shtabin Emergjent të thirrur nga Rama nuk kishte specialistë që janë me marrë me këtë situata.

PAA paralajmëron se nëse qeveria nuk merr masa dhe nëse nuk del me një relacion konkret situata do të jete e përkeqësuar.

PAA: Edhe pse Kryeministri Rama, mblodhi të ashtëquajturin Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut, ne si Parti ngrejmë shqetësimin se ky shtab na rezulton shterpë, ose më mirë një shoë mediatik. Kjo qeveri nuk mori aspak parasysh që në këtë shtab, duhet të jenë specialistë, që janë marrë me studim, projektimin e ndërtimit dhe që njohin këto vepra sepse vetëm ata mund të japin mendime të pjekura që sipas kushteve mund të përmiresojnë gjëndjen dhe siperfaqjet e përmbytura. Sepse këta specialistë duhet të flasin me shifra e fakte, sepse të gjitha këto të dhëna duhen të dalin nga një institucion i cili duhet të mbulojë të gjithë gamën dhe problmet që kemi në fushën e bonifikimeve.

Këto të dhëna janë të nevojshme, jo vetëm për të patur një ide të qartë për atë që ndodhi gjatë kësaj dukurie natyrore , por do jenë të nevojshmëri urgjente për studimet e ndërhyrjeve që duhet të bëhen në të ardhmen si dhe për të përcaktuar se në cfare rendi ishin ato, historike apo jo? Partia Agrare Ambientaliste i kërkon kësaj qeverie, të dalë me të dhëna të sakta për situatën e krijuar sepse Partia Agrare Ambientaliste ka ngritur grupin e punës, të përbërë nga specialistë të fushës të cilët po monitorojnë aktualitetin e hidhur në tërësi dhe marrjen e të gjitha masave për parandalimin e përsëritjes të dëmeve jo vetem në njerëz por dhe tek gjëja e gjallë, duke mos lënë jashtë vëmendjes dhe shumë biznese të cilëve ju janë prerë krahet në mes dhe askush nga qeveria nuk ka treguar vëmendje për të parë rrënimin e tyre.

Qeveria Rama, Ne si Parti ju informojmë  se, nëse nuk merrni masat dhe nuk dilni me një relacion konkret te gjëndjes së krijuar, përballë vetes si funksionarë të shtetit shqipëtar, do keni situata tejet ekstreme.