Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Rama ende nuk ka shkuar, turp

645
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, këtë herë për situatën e krijuar në Shkodër nga përmbytjet. Vasili tha se është e turpshme, që Rama nuk ka shkuar në Shkodër të shoh nga afër situatën. “Kryeministri as që ka shkelur dhe as flet asnjë fjalë për këtë situatë kritike. Ky Kryeministër që vite më parë në përmbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojën e ka lidhur këmbët dhe as flet për Shkodrën e as shkon në Shkodër. Pret kryeministri që natyra të qetësohet ujërat të fillojnë të bien vetë dhe ky pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi, “që ne menaxhuam krizën si asnjë herë në këto 25 vjet”. Fakti është që Shkodrën e ka lënë në mëshirë të fatit. Personat qesharakë të qeverisë, ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit nuk janë menaxhuesit e përmbytjes, por komedia e zezë e qeverisjes me Shkodrën. Shqiptarët janë pa drejtim”, – përfundon deputeti i LSI, Vasili.
Sigal