Përmbytjet, këshilltari i Ramës ironizon kritikët përmes vargjeve

54
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore, Fate Velaj, ka ironizuar dje kritikuesit e qeverisë për menaxhimin e situatës së përmbytjeve në jug të vendit, kryesisht në Fier e Vlorë. Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një poezi, ku “mallkon” perëndinë për përmbytjet në lagjen e tij. Ndërsa, u përgjigjet përmes vargjeve dhe kritikëve, duke u thënë se atu prej vitesh kanë munguar kanalizimet. “Mallkuar qofsh moj perëndi, që derdhe shi në lagjen time, po pse bën sikur se di, që këtu prej vitesh s’ka kalime”, është poezia e Velajt në Fb, shoqëruar me një foto të një lagjeje të përmbytur.