Përmbytjet/ Ambasadori Donald Lu ndjek nga afër situatën, mesazhi për FA-të

90
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu është interesuar për situatën e krijuar nga përmbytjet.
Mësohet se bashkë me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ai vizitoi pak minuta më parë sallën operative në QBO të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.
Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.
Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash. Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Aktualisht FA kane te angazhuar ne terren 450 efektive per evakuimin e banoreve dhe ndërhyrjen në argjinaturar e lumenjve.