Përmbytja, “alibi” për të përligjur skenarin e sigurimit të detyrueshëm të banesave dhe bizneseve

659
Vjollca KUTA
Përmbytja, “skemë” për të përligjur skenarin e sigurimit të detyrueshëm të banesave
Skenari ka nisur 4 muaj më parë, prej Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës Botërore, të cilat së bashku me qeverinë, pritën përmbytjet që ta justifikonin aprovimin e ligjit
Përmbytja e madhe që ndodhi në vendin tonë, ka hedhur në “tregun; e debatit publik e politik, dyshimin, se qeveria po përdor “punët e Zotit”, për të krijuar biznese klienteliste, për firmat e sigurimit. këtë dyshim e nxiti deklarata e kryeministrit, i cili tha se kjo është përmbytja e fundit, që qeveria do të paguajë dëmshpërblime, në vitet në vazhdim nuk do të jepet asnjë “kokërr lekë për asnjë lloj dëmtimi nga përmbytjet, duke u bërë ligj sigurimi i banesave dhe bizneseve. Debati pro dhe kundër është hapur menjëherë, madje edhe me sfond të dukshëm politik pozitë-opozitë, duke mbështetur dhe kundërshtuara këtë nismë të qeverisë, për të “larë duart” përfundimisht me dëmet që do të shkaktojnë përmbytjet mbi pasuritë private të banorëve të zonave ku shirat mbulojnë gjithçka dhe lumenjtë e përrenjtë shkulin çdo pasuri, madje edhe pasuritë publike si urat, shkollat, spitale, rrugë, hidrovorë, diga, shërbime publike e gjithçka që gjejnë para vorbullës. Po si do të bëhet ky sigurim? Sa do të kushtojë? Çfarë do të garantojë? Si do të funksionojë? Si do të kontrollohet nga shteti? Përse duhet të bëhet me ligj e jo me vullnet të lirë të çdo banori e subjekti biznesi? A kanë banorët dhe bizneset familjare e ato zonale, kapacitete për të evituar përmbytjet? A ka praktika të tilla, në vendet e tjera ku ndodhin përmbytje? Po shteti, çfarë përgjegjësia mban dhe çfarë detyrimesh ka, kur dihet që territori shqiptar është një katrahurë në shtretërit e lumenjve, në rezervuare, përrenj, hidrovore, rrjete kanalizimesh, kolektorë qendrorë dhe të lagjeve, kanalizime rrugësh nacionale e dytësore, të cilët janë favorizues të përmbytjeve masive të pandalshme?! Thuhet, se deklarimi, për të bërë ligj sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe pasurive, nuk ka lidhje me “hallin” e banorëve që përmbyten, por me skemën për të “ushqyer” firmat e sigurimeve, të cilat pas deklaratës së kryeministrit Rama, janë bërë palë me qeverinë, në nxitimin për ta miratuar këtë ligj interesi, duke bërë “moral keqardhjeje” për popullin që përmbytet. Ka një logjikë, e cila “lihet” mënjanë qëllimisht: Përmbytjet në Shqipëri nuk evitohen me sigurim banesash e biznesesh, por me disiplinim të përdorimit të territorit dhe investime për të mbyllur shtigjet që çojnë ujërat tek banesat, tokat, bizneset, fermat bujqësore e blegtorale, tek shkollat, qendrat shëndetësore e deri tek vetë shtëpitë e zotit (kisha, teqe, tyrbe e xhami), të cilat janë përmbytur disa herë! 

Skenari ka nisur 4 muaj më parë, me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF)
Nuk është “ide e re”, nisma e qeverisë, për të futur skemën e sigurimit të banesave dhe bizneseve për zonat që përmbytjen, përkundrazi është hedhur si “lajm” qysh 4 muaj më parë, si propozim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Sipas atij propozimi, që 4 muaj më parë kaloi në heshtje, mbasi nuk kishte përmbytje, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka deklaruar se këtë skemë e ka ideuar në konsultim me Bankën Botërore (BB). Që 4 muaj më parë kur të “piqte dielli”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe BB, i kanë çuar në tavolinë kryeministrit Rama, një projekt-ligj të hartuar posaçërisht, për sigurimin e detyrueshëm të banesave në raste përmbytjesh. Në këtë projekt-ligj, zbulohet edhe pjesa propozuese, kërkuese e konsultative e shoqërive të sigurimeve, të cilat kanë qenë konsulent në projektin e AMF-BB për këtë ligj që u mbush “depot” me miliona euro, skenar që thuhet, se nën “hyqmin” e tyre, ka nisur të zbatoj qeveria brenda muajit janar 2018 me ligj të veçantë. 

Dyshimi i AMF-BB propozojnë krijim bordi, dyshime tek kompanitë e sigurimeve
Projekt-ligji thotë, qartë se kompensimi i dëmit mund të refuzohet nga kompanitë e sigurimeve për objekte që nuk kanë respektuar kushtet teknike të ndërtimit, ose janë modifikuar ose dobësuar nga ndërhyrjet në strukturë. Po ashtu, Kompanitë e Sigurimeve mund të refuzojnë zhdëmtimin edhe për ato që nuk është ofruar informacion i saktë. Qytetarët, sipas ligjit, do të paguajnë një tarifë të përvitshme dhe kjo do të vendoset në bazë të zonës së banimit dhe riskut që mbart. I gjithë ky proces nga lidhja e kontratës me qytetarët e deri tek mbulimi i humbjeve financiare, mendohet paraprakisht të menaxhohet nga Qendra Shqiptare e Sigurimit nga Katastrofat që do krijohet Tiranë. Anëtarët e Bordit miratohen nga AMF dhe një përfaqësues duhet të jetë nga Ministria e Financave, i cili do të veprojë si kryetar i Bordit Drejtues. Një përfaqësues nga Drejtoria e Emergjencave Civile, një nga Shoqata e Sigurimeve dhe një përfaqësues nga Banka e Shqipëri. Kjo qendër do të krijojë një bazë të dhënash elektronike dhe policat e sigurimit do të shiten on line, nga kompanitë e sigurimit të regjistruara në këtë Qendër. Vërtetimi nëse një qytetar e ka kryer apo jo sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat do të kontrollohet në procedurat e aktit të pronësisë, abonimet e ujit dhe energjisë elektrike dhe procedurat e kredisë për strehim.

Sipas nenit 30, Sigurimi i Detyrueshëm do të jetë edhe kusht për hipotekimin e pronës. Drafti nuk parashikon shifra. Por aktualisht sigurimi i një vile me vlerë 100 mijë euro kushton 90 ose 100 euro, ndërsa për të siguruar një apartament me të njëjtën vlerë kushton 50 – 60 euro në vit.
Sigal