Përleshje me thika, Përparim Spahiu: Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelët veprojnë pa ju hyrë gjë në këmbë

576
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu ka dënuar rëndë përleshjen e djeshme me thika në Bulqizë, ku të plagosur mbetën tre persona.

Me anë të një postimi, Spahiu ka thënë se Bulqiza njihet si një qytet i qetë dhe që rrallë herë ndodhin ngjarje të tilla, ndërkohë që shton se Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

“Bulqiza, dhe në vitin e errët të 1997-s, kur të i gjithë ju turrën reparteve ushrarake, vazhdonte punën në minierë. Njihet si qytet mjaft i qetë dhe rrallë herë ndodhnin ngjarje të rënda.

Sot, Rilindja ja arriti që dhe Bulqizën ta kthejë në formatin e qyteteve ku kriminelë, gjobvënës, banditë që masakrojnë biznese e pronarë biznesesh, të veprojnë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

Dënoj me forcë ngjarjen e fundit të grabitjes dhe dhunimit të një familje në Bulqizë”, ka shkruar Spahiu.