Përkujtohet 5 Maji, Basha: Ditë reflektimi për një Shqipëri të çliruar nga krimi

392
Shënohet sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit edhe sot zhvillohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga zyrtarë të shtetit dhe politikës që dvendosin kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste. Homazhe diën e sotme ka zhvilluar Kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Basha: Reflektim i PD para gjakut të dëshmorëve Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës kryen homazhe për nder të dëshmorëve.Kryedemokrati Basha në një prononcim të shkurtër për mediat tha se kjo është një ditë reflektimi për PD për të vazhduar deri në fitore betejën për një Shqipëri të lirë.
“Sot nderojmë heronjtë, bijtë e këtij kombi që dhanë jetën për liri. Përkulemi me nderim para atyre që dhanë jetën edhe për vlera të tjera, liria nga titania e krimit, liria nga terrorizmi. E sotmja është dhe ditë reflektimi, reflektimi i PD para gjakut të dëshmorëve është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore për një Shqpëri të lirë, të njerëzve të lirë. Për një Shqipëri demokratike të çliruar nga krimi dhe korrupsioni”, tha Basha. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.
Sigal