Përkthimi gabim i Vettingut, Berisha sulmon ashpër Vlahutinin dhe Ramën

482
Ish kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin lidhur me përkthimin gabim që i është çuar Komisionit të Venecias nga zyra e Euralius në Tiranë.
Sigal

Në një postim në faqen e tij në facebook, Berisha akuzon Ramën dhe Xhafën, por nuk lë pa përmendur edhe diplomaten e Brukselit në vendin tonë.

Statusi i Berishës

Fallsifikim mafioz i Edi Rames!

Te dashur miq, fallsifikimi nepermjet perkthimit, me shtim fjalish ne anglisht qe nuk ekzistojne, ne tekstin e neneve te Kushtetes nuk eshte standart europian por antieuropian. Ky eshte nje akt mafioz korruptiv dhe i turpshem, poshterues per Shqiperine, i mafies qeveritare, qe meriton ndeshkim.

Ekzekutimi i ketij akti korruptiv skandaloz eshte realizuar nga Rama – Xhafa nepermjet segmenteve te caktuara te misionit te Euralius!

Sulmet qe iu bene opozites nga Rama, e cila konstatoi se tekstit te neneve te Kushtetutes, te derguar ne Komisionin e Venecias, ne variantin anglisht i jane shtuar fjali qe nuk jane votuar ne parlament, deshmojne se ky eshte nje veprim mafioz korruptiv i tij.

Por dhe heshtja para ketij skandali te paprecedent i ambasadores Vllahutin, e njohur tashme per njeanesine e saj shembullore me qeverine, flet jo pak dhe e akuzon dhe kete te fundit.

I bej thirrje Komisionit Europian te hetoje shkaqet dhe rrethanat e ketij akti korruptiv mafioz te qeverise ne bashkepunim me segmente te misionit te Euralius ne Tirane, qe nuk ka asgje te perbashket me vlerat dhe parimet europiane!