Përkthehet dosja “Habilaj”, tashmë në duart e prokurorëve

538
Prokuroria e Krimeve të Rënda do të ketë në dorë të përkthyer dosjen “Habilaj”, pas rreth një muaji pritjeje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha dje se dosja prej 1800 faqesh ka vetëm 10 ditë që ka mbërritur dhe do të dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda brenda ditës së djeshme. “Ne kemi kryer procedurat sipas ligjit. Është një dosje voluminoze, besoj sot (dje) do t’ja transmetojmë prokurorisë. Dosja ka ardhur para disa ditësh, 10 ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe besoj do ta dorëzojmë sot (dje)”, deklaroi ministrja Gjonaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda i kishte lënë një afat 2-javor Ministrisë së Drejtësisë për përkthimin e dosjes voluminoze, por mesa duket mes institucioneve nuk ka pasur rakordim mbi mbërritjen e përgjimeve të italianëve.
Sigal