Përjashtimi i Palokës, Ristani: Çfarë do bëjë byroja, do përjashtojë popullin?

414
Sigal

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e kryetarit të grupit parlamentar të opozitës, Edi Paloka.

Në një dalje publike para mediave, Arben Ristani, sekretarit të Përgjithshëm i PD-së theksoi se ministri Ilir Beqaj, që e cilësoi kampion të korrupsionit të Ramës, tentoi të vjedhë edhe fjalën në parlament. Nga ana tjetër Ristani shtroi një pyetje se: “Çfarë do bëjë byroja, ka ndërmend të përjashtojë popullin?”.

DEKLARATA E PD
Çfarë do bëjë byroja, do përjashtojë popullin?
Byroja e Kuvendit, si bijëz besnike e byrosë së dikurshme, përjashtoi sot kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, z.Edi Paloka, i cili nuk lejoi një tjetër abuzim të Ilir Beqës, kësaj radhe në Kuvend, kur kërkoi me arrogance të vjedhë edhe foltoren e parlamentit. Pasi ka vjedhur miliona euro në shëndetësi, pasi ka vjedhur miliona euro me firmën e tij private që kap çdo tender të qeverisë, pasi trafikon vendet e punës sipas interesit personal dhe të partisë, Ilir Beqja, kampioni i korrupsionit të Edi Ramës, tentoi të vjedhë dhe fjalën në parlament. Reagimi i Edi Palokës është thjesht shprehja, pasqyrimi i revoltës së popullit për këtë simbol të hajdutërisë dhe abuzimit. Populli është në revoltë ndaj Beqës, ndaj Ramës, dhe ndaj kusarëve të tij.