Përjashtimi i Nokës/ Flet për herë të parë Basha: Ju tregoj strategjinë e Ramës dhe Ruçit

Kreu i Partisë demokratike në një lidhje direket për “Opinion” ka folur për përjashtimin e deputetit Flamur Noka dhe për denoncimet e opozitës për krimin.

I pyetur nga Fevziu se çfarë po ndodh në Parlament dhe se cfarë do të ndodhë me opozitën pas kësaj Basha tha se këto janë përpjekje të qëllimshme.

“Përpjekje e Ramës për të bllokuar punimet në Kuvend janë të qëllimshme,” tha Basha.

“Sot në Shqipëri nuk sundon qeveria, kontrollin nuk e ka shteti por kontrollin e ka krimi. Edi Rama është ballafaquar me çështjet e krimit nga opozita. Edi Rama i ka kërkuar Rucit në strategji për ti mbyllur gojën opozitës. Ruci po shkel rregulloren me kartonët. Berisha ka marrë fjalën për ligjin për minoritetet, Rama ka folur me një fjalor rrugaçëror për Berishën. Noka ka kërkuar në emër të grupit për të proceduar. Ruci jo vetëm që ka shkelur rregulloren por e çoi në përjashtim për çfarë. Për ti ikur debatit, ballafaqimit që kemi 2 javë që e kërkojmë,” tha Basha.