Sigal

“Prokuroria ka fabrikuar prova dhe është përdorur si grup kriminal për të fabrikuar prova”. Këtë përgjigje dha deputeti demokrat Ervin Salianji në Mbrëmje në ABC News sa i përket audio përgjimit të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Feziut në  Tv Klan.

“Unë nuk e njoh, më ka ardhur si fytyrë në një audio të caktuar që nuk e kam marrë seriozisht, se nuk e mendoja kurrë që shteti do kalonte në fabrikimin e një prove”– theksoi ai.

I pyetur se kush e ka bërë përgjimin e  Alizotit, Salianji u përgjigj se për këtë do të flasë në Prokurori të premten.

Milori: Pse e bëtë përgjimin e Alizotit?

Salianji: Nuk kam bërë asnjë përgjim

Milori: Kush e ka bërë përgjimin?

Salianji: Nuk kam dijeni dhe ato që di do t’ia bëj të ditur Prokurorisë të premten.

Deputeti demokrat theksoi se nuk i beson Alizotit nën kërcënim, por i beson atij në gjendje të lirë.

“Nëse Prokuroria beson variantin e parë duhet të besojë edhe të dytin, nëse ky është i pabesueshëm për njërën palë është i pabesueshëm edhe për palën tjetër.

Unë Alizotin nuk besoj kur ka shkuar në prokurori nga këta persona, por e besoj Alizotin në gjendje të lirë. Nëse jemi te kallëzimi i rremë Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk duhet të bënte deklarim, por hetim për Ardi Veliun, Ballën dhe ballafaqimin mes këtyre personazheve”.