Përgjimet, Presideni Nishani takim me ambasadorin italian

434
Konfirmimi i INTERFORCES italiane se në territorin e Shqipërisë u fut një pajisje përgjuese e tipit IMSI CATCHER ka çuar ambasadorin italian në ambientet e Presidencës. Sipas ligjeve shqiptare futja e një pajisjeje të tillë dhe për më tepër, përdorimi i saj duhet të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Pikërisht për këtë skandal, ambasadori Kutilo ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me presidentin Bujar Nishani. Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pajisja e përgjimit u përdor vetëm për trajnim dhe bën vetëm gjurmimin e numrave të telefonit. Presidenti Bujar Nishani nga ana tjetër pretendon se është përgjuar. 375 persona u përgjuan me këtë pajisje, sipas ish kryeministrit Sali Berisha. Një ditë më parë në Kuvend ai i bëri thirrje autoriteteve italiane të reagojnë për këtë skandal.
Sigal