Përgjimet, Nishani: Prokuroria të mbrojë dinjitetin e shtetit

449
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e ka cilësuar si të papranueshëm përgjimin e supozuar të tij dhe të funksionarëve të tjerë të shtetit nga strukturat e qeverisë. Për këtë arsye, ai i ka bërë thirrje prokurorisë për një hetim të përgjegjshëm, në funksion të ruajtjes së parametrave të shtetit. 
“Sot funksionon një pajisje përgjimi ilegale dhe kjo është antikushtetuese. I bëj thirrje prokurorisë që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe sigurinë. I bëj thirrje që të hetojë se cili autoritet doganor lejoi hyrjen e kësaj pajisjeje në Shqipëri”, ka deklaruar Nishani. Këto deklarata kreu i shtetit i ka bërë në një takim me të përndjekurit, me rastin e 25-vjetorit të krijimit të shoqatës së tyre. Përveç se ka vlerësuar rezistencën e tyre ndaj regjimit diktatorial, Nishani ka garantuar se, “nuk do të lejoj aplikimin e një ligji të cunguar të hapjes së dosjeve”.
Sigal