Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar përgjime të reja të Prokurorisë, ku sipas tij, Fredi Alizoti përmend gjatë bisedës telefonike se do takojë një person me emrin Taulant i cili është me origjinë nga Librazhdi.

Sipas Salianjit, fjala është për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili pretendohet se ka takuar kunatin e “Babales”. Alizoti është bashkëbiseduesi me numrin e telefonit 091 në fund.

“Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policisë Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë”, – shkruan Salianji.