Përgjimet e PD-së, Manjani: Rama nuk qeveris dot, është pengesë

159
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të fakteve të reja nga Partia Demokratike për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge.
Manjani thotë se Agron Xhafaj dhe Ermali që përmendet në bisedë e përgjuar me gjithë rrjetin duhet të merren të pandehur, ndërsa ministri i Brendshëm kërkon dorëheqjen.
STATUSI I MANJANIT
Pas përgjimit që bëri publik PD, nuk ka më vend për komente!
Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të marrë të pandehur Agronin dhe Ermalin, me gjithë rrjetin që përmendet aty! Pavarësisht vendimit të Italisë!
Fatmiri nuk mund të jetë më anëtar i qeverisë!
Rama dhe Rilindja e tij nuk mund të qeverisin dot! Nuk kanë asnjë fytyrë e moral! Nuk gjetën dot një Ministër të Brendshëm, të pa përfshirë në histori krimesh e trafiqesh!!!
Nuk i ndihmon më askush! As “miqtë” e huaj! Faktet janë ulëritëse…
Sa më shpejt ta kuptojnë këtë gjë aq më mirë për ta! Akoma më mirë për vendin!
Është koha për të shpalosur një alternativë normaliteti dhe reformash agresive!
Rilindja nuk është më alternativë por pengesë!

Manjani fb