Përgjimet e ”Bild”/ Zëdhënësja e PD-së, Dr. Ina Zhupa: Në 2016-ën bëmë kallëzim penal për Arben Keshin

458
Sigal

Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, ishte personazhi kryesor në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ”Bild”. Ai është regjistruar teksa bisedon me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, për zgjedhjet në Dibër. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një kallëzimin penal të shtatorit 2016-të që opozita ka bërë ndaj Arben Keshit “për grupin e strukturuar të kapjes së zgjedhjeve në Dibër.” Zhupa thotë se përgjimet e publikuara sot nga Bild tregojnë se PD ka patur të drejtë në kallëzimin ndaj Keshit. “Një nga të kallzuarit është pikërisht Arben Keshi, që sot nga përgjimet del qartë që PD ka pasur të drejtë në kallëzimin e saj. Por prokuroria e kapur nga Rama e la në sirtar dhe sot nuk kemi asnjë të dënuar dhe asnjë hetim për këtë kallëzim”, shkruan ndër të tjera Zhupa.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës

Bleresit e votave te graduar nga Rama si kandidat per zgjedhjet lokale, skema e demaskuar nga pergjimet e Bild! Skema e blerjes se votave, intimidimit te votuesve dhe perdorimit te administrates dhe zyrtareve shteteror eshte zberthyer me se miri sot nga pergjimet e publikuara nga Bild. Partia Demokratike me 1 shtator 2016 ka bere kallzim penal per grupin e strukturuar te kapjes se zgjedhjeve ne Diber. Nje nga te kallzuarit eshte pikerisht Arben Keshi, qe sot nga pergjimet del qarte qe PD ka pasur te drejte ne kallzimin e saj . Por prokuroria e kapur nga Rama e la ne sirtar dhe sot nuk kemi asnje te denuar dhe asnje hetim per kete kallzim.

Kulmi eshte qe dy te kallzuarit e tjere ne te njejtin grup, pra dy bleresit dhe kercenuesit e ngarkuar per te siguruar votat ne Diber ne kallzimin e PD, sot jane kandidat te vetem per te marr nga Rama bashkite e rendesishme te qarkut Diber. Pikerisht Dionis Imeraj per bashkine Diber dhe Agron Malaj per bashkine Mat.

Gradimi si kandidat doli edhe te pergjimet e dosjes 339, ku Elton Arbana i kapur ne pergjime me Avdylat, sot eshte kandidati tjeter per bashkine e Shijakut. Tjetri eshte Pjerin Ndreu, po ashtu sot kandidat per Lezhen, dhe ne pergjime del qarte qe perdor pushtetin per te marr votat, duke kerkuar qe drejtori te votonte dhe te shprehej hapur pro PS ose ndryshe te fluturonte nga puna.

Skema e prishur per votimet pa opoziten ne 30 qershor, edhe pergjimet demaskuese i kane vene vulen renies se narkoshtetit dhe edokracise. Asnje hap pas, Shqiperia meriton standarte europiane.