Përgjimet e Bild, Mesila Doda/ Më në fund doli në dritë ajo ç’ka opozita e thotë prej kohësh

448
Sigal

Mesila Doda, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Doda shkruan se përgjimet vërtetuan faktin se kryeministri Edi Rama ka përdorur bandat kriminale për të ardhur në pushtet.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, thekson më tej se më në fund ka dalë në dritë ajo ç’ka opozita e thotë prej kohësh.

Në statusin e saj Doda bën edhe ironi me kryeministrin Rama teksa shkruan se në burg do të ketë kohë për të bërë kursin e rrobaqepsisë.

“Përgjimet që sot botoi gazeta Bild nxorën në dritën e diellit atë që opozita ka kohë që e thotë. Rama ka fituar duke përdorur bandat kriminale të cilat kanë vënë nën këmbë të gjithë shtetin e diktojnë edhe listat e deputetëve socialistë. Pas kësaj nuk di ku do gjejnë kurajon ata ndërkombëtarë që deri dje flisnin për parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rënë çdo maskë e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do të konsiderohet mbrojtje me dhunë e krimit.

Sot Shqipëria ka nevojë për normalitet. Hapi rrugë zgjedhjeve të reja e ik nga ai vend se e bëre për turp karrigen kryeministrore si askush tjetër përpara teje. Do kujtohesh në histori se si shkatërrove këtë vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgjë nuk të shpëton më dot, as ambasadorët që i ke miq e as ata të tjerët që mundohesh ti përfshish në bordero. Ke vetëm një rrugë, shko bëj kursin për rrobaqepsinë se në burg do kesh kohë boll, po asgjë nuk do mundet të çbëjë dëmet që ti i bëre këtij vendi…

I hoqe votën e lirë, e vodhe sa munde, i riktheve nën thundrën e kriminelëve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jetë më i vështirë nëse ende vazhdon të luash edhe viktimën edhe diktatorin…

Ke shumë pak kohë ende të mos mbetesh në historinë e këtij vendi si Neroni për Romën,”– shkruan Mesila Doda.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.