Përgjimet e BILD, Mehmetaj-Ramës: Miut ja dimë zakonet, sa ndjen rrezikun, gjen vrima për tu futur

144

Pas publikimit të përgjimeve nga BILD, ka reaguar edhe nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj e cili shkruan se Rama ka marrë votat nëpërmjet parave, kërcënimeve dhe banditëve.

Pyetja e Mehmetaj në gjithë këtë çështje është: Kur bëmat e krimet e Ramës i paska marrë vesh një Europë e tërë, si ka mundësi që drejtësia e reformuar shqiptare me në krye PPP-në (prokuroren e përgjithshme të përkohëshme) nuk i ka thërritur ndonjëherë as për dëshmi këta trimat e pushtetit që blejnë e shesin vota dhe kërcënojnë shqiptarët?

Reagimi i plotë i Kejdi Mehmetajt:  

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjimet e reja që tregojë si Rama ka marrë votat nëpërmjet parave, kërcënimeve dhe banditëve.

Miut ja dimë zakonet, sa ndjen rrezikun, gjen vrima për tu futur.

Sot e prisnim që përveçse do fshihej, po t’ja kërkonte nevoja, Rama do akuzonte edhe Merkelin me Trumpin për shërbime ndaj opozitës.

Megjithatë, ashtu si deputetët Hollandez edhe gazetari Peter Tiede nuk ka nevojë për shpjegimet dhe akuzat e politikës shqiptare, qëndrimet dhe argumentat i ka shumë të qarta.

Tani e vetmja pikëpyetje që kemi është: kur bëmat e krimet e Ramës i paska marrë vesh një Europë e tërë, si ka mundësi që drejtësia e reformuar shqiptare me në krye PPP-në (prokuroren e përgjithshme të përkohëshme) nuk i ka thërritur ndonjëherë as për dëshmi këta trimat e pushtetit që blejnë e shesin vota dhe kërcënojnë shqiptarët?

Me siguri jo se nuk kanë dashur, apo se kanë qenë të kapur e blerë nga Rama, por se kanë qenë shumë të zënë me hallexhinjtë që nuk paguajnë dot faturën e dritave.