Përgjimet, Ajazi të mërkurën para Komisionit të Sigurisë

407
Sigal

TIRANE- Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë në lidhje me denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga ky institucion për drejtuesit e lartë të policisë, tatimeve dhe doganave por dhe drejtorë, prefektë, deputetë,  dhe çdo person që përfshihet dhe përflitet në debatet politike në Shqipëri. Kryetari i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se  kreu i SHISH do të raportojë me kërkesë të opozitës.

Në Komisionin e Sigurisë, Noka ka theksuar se: Opozita ka kërkuar prej kohësh për raportim ndërsa për çështje të tjera, kreu i SHISH të thirret në seancë të veçantë. Spartak Braho: Propozoj që raportimi të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që Stërkaj ka thënë se: Të vendosë vetë kreu i SHISH kush është material i klasifikua.

Një burim, i cili është pjesë e skemës së ndjekjeve operative ka thënë, se bëhet fjalë për deputetin e LSI-së Spartak Braho, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Ermal Beqiri, Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Briselda Shehaj, prefektin e Vlorës Besnik Dervishi, kryebashkiakun e këtij qyteti Shpëtim Gjika, Drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe shefin e qarkullimit në Vlorë Ilir Rrokaj.