Përgjigje deputetit të parlamentit Europian, Fleckenstein!

448
Të dashur miq, deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri për Shqiperine, Knut Fleckenstein në një konference shtypi sipas mediave ndër të tjera ka deklaruar sa vijon:

“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë.”

Me këtë rast, duke shprehur me sinqeritet vleresimin tim të palekundur për kontributin e tij qenësor personal dhe të Parlamentit Europian në dekriminalizimin por dhe probleme të tjera të vendit, më duhet t’i them se deklaraten e tij e konsideroj të ngutur dhe të pa bazuar për arsyet që vijojnë:

– Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si një rrezik madhor për demokracinë shqiptare jane të bazuar jo në hamendje por në dokumenta autentike të pakundërshtueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën.

– Denoncimet e mia në parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze të Soros dhe neworkut të tij në Shqiperi, të bazuara në dokumenta dhe fakte, datojnë vite me parë dhe nuk kane lidhje me polemikën e sotme që zhvillohet në SHBA për veprimtarine e kryespekullantit të planetit.

– Xhorxh Soros përfaqëson sot miliardierin që ka korruptuar më shumë se kushdo tjeter mbi tokë politikane, përsonalitete lokale dhe ndërkombëtare në vendet ishkomuniste por edhe në vënde të tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe në institucione serioze ndërkombëtare të vendosura në kryeqytete të vëndeve të ndryshmë përfshi këtu Berlinin!

Në këtë kontekst, mendoj se jo hedhja poshtë me apriori apo paragjykime të zerave që kërkojne të nxjerrin në shesh një të vërtetë tronditese, por hetimi me transparencë nga parlamenti europian dhe parlamente të vendeve të interesuara duhet të ishte përgjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e vërteta.

Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem një qëllim; të mbrojë një të vërtet që e vlerësoj se ka interes të padiskutueshem për vendin tim por edhe miqtë e mi kudo që janë! sb
Sigal