Përgatiten lëvizjet e krerëve të hetimit në qendër dhe rrethe. Kandidaturat e diskutuara dhe të larguarit

488
Furtunë në prokurori, Arta Marku bën gati ndryshimet e drejtuesve
Ndonëse me ligj nuk ka asnjë të drejtë të bëjë emërime të prokurorëve, mësohet se kryeprokurorja e përkohshme e sapoemëruar në detyrë, mes tymit në Kuvend, ka nisur të kryejë ndryshimet e para. Arta Marku ka planifikuar emërimin e 3 drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme, por ndryshimet pritet të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtuesit i Prokurorive në rrethe. Kryeprokurorja ka planifikuar edhe krijimin e një Drejtorie të re ku në krye të saj do emërohet Arqile Koça, një prej kandidatëve që garoi për postin e Kryeprokurorit. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë do drejtohet nga Anila Leka, ndërsa Drejtoria e Gjyqësorit do t’i jepet prokurorit Artur Selmanit. Anton Martini pritet të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa Organi i Akuzës në Kryeqytet do drejtohet nga Besnik Cani.
Prokuroritë e rretheve
Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi
Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali
Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani
Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha
Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra
Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado
Prokurorinë e Korçës, Elson Sadiku
Prokurorinë e Beratit pritet ta drejtojë, Genci Qani
Sigal