Përfundon takimin me ambasadorët, Basha: Ndahemi nga dreka me optimizëm dhe mbështetje

549
Ka përfunduar takimi i kreut të PD-se Lulzim Basha më ambasadorët. Dreka mes tyre zgjati 2 ore e 20 minuta. Ne nje dalje per media Basha eshte shprehur se nga ky takim ka jane ndare me optimizem dhe me mbeshtetje.
“Ndahemi nga kjo drekë me optimizëm dhe vendosmeri. Bashkëbisedimi me ambasadorët mbështetës. Nuk tërhiqemi deri në përmbushjen e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do ti shkojmë deri në fund kësaj kauze”, tha Basha.
Basha sërish drekë me ambasadorët, takimi i dytë brenda 24 orëve
Në javën e katërt të protestës së opozitës, Lulzim Basha, bashkë me aleatët e tij ka nisur takimet me ambasadorët e vendeve më të rëndësishme të Bashkimti Europian.
Kreu i PD-se Lulzim Basha po drekon me 8 ambasadorët e vendeve të BE-së. Në tryezë janë të pranishëm ambasadorët e Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Polonise, Hungarise, Holandës dhe Belgjikës.
Dreka e Bashës me ambasadoret po mbahet në një lokal në Tiranë. Të pranishëm janë edhe kreret e partive te koalicionit opozitat, Mediu, Shehi, Duka, Spahiu, Ndula dhe Ndoka.
Nje dite me pare ne drekën e punës me 5 prej tyre, Basha ka informuar ambasadorët për arsyet përse opozita nuk e pranon qeverinë e Kryeministrit Rama si garante për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk dha detaje kur foli për gazetarët pas takimit me ambasadorët.
“Kjo ishte një drekë pune në kuadrin e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me partnerët europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri të bërë njësh me krimin e drogën”, tha kreu i PD.
Sigal