Përfundon takimi në Kryesi/ Mimoza Hafizi: Çfarë u diskutua në tryezë

423
Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi fill pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, atje dhe ku u zhvillua dhe tryeza e partive politike për zgjidhjen e krizës politike, pohoi se secila palë parashtroi kërkesat e saj.
Hafizi tregoi detaje nga mbledhja që u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa theksoi se aty u diskutua mbi paketën ‘McAllistër+’. Ajo tha se nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, mjafton që ato të jetën sipas standardeve.
“Ne si Libra kemi pozicionin për standarde zgjedhore. Ne rolin tonë e kthyer, dhe unë u largova. Rama dhe Basha janë në takim kokë me kokë. Ne synojmë tek standardet zgjedhore. Standardet zgjedhore nuk rregullohen me emra ministrat por me administrimin e zgjedhjeve. Ka pasur diskutime për datën e zgjedhjeve, por them se ne pranojmë çdo datë vetëm që të bëhen sipas ligjit. U diskutua paketa “McAllistër+’”, tha Hafizi, e cila sot përfaqësoi LIBRA-n, pas mungesës së Ben Blushit.
Sigal