Përfundon takimi me Idrizin, Meta: Të vazhdojë formalizimi i ekonomisë

423
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, pas takimit me kryeministrin Rama , zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm. Pas takimit 30 minutësh me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi kryeparlamentari Meta u shpreh se ende nuk ka një buxhet të përcaktuar. Në një prononcim për media ai theksoi faktin se ka ende probleme me grupet e interest dhe se do të zhvillohen takime të herë pas hershme për të shkëmbyer mendime dhe ide. I pyetur nëse biseda u përqëndrua tek buxheti faktik që u miratuar në Kuvend, Meta u përgjigj se; “Unë mendoj që këto janë cështje që vijojnë të diskutohen dhe vetë buxheti nuk është paraqitur si një projekt i tillë dhe duhet të dëgjohen debatet e grupeve të interesit, kemi dëgjuar një ekspoze dhe kemi shkëmbyer disa mendime dhe jemi në vijimësi të këtij procesi dhe projekt-buxheti të paraqitet në parlament dhe të kenë kohë të gjitha komisionet parlamentare, ta diskutojnë”.
Kurse lidhur me shqetësimet e biznesit për buxhetin faktik, Meta u shpreh se ka shqetësime dhe do të ndiqet me kujdes ky shqetësim. “Patjetër ka shqetësime dhe këto do i dëgjojmë përsëri dhe do përpiqemi të reflektojmë brenda mundësive dhe hapësirave dhe objektivave makroekonomike, pasi duhet përnirësuar cdo ditë klima e biznesit dhe duhet formalizimi i ekonomisë sepse është një burim i jashtëzakonshëm për rritjen e investimeve sa i përket bizneseve”.
Sa i përket ndryshimeve në qeveri, kryetari i parlamentit u shpreh: 
“E rëndësishme është që të bëjmë një buxhet sa më të mirë dhe tani nëse më lejoni do takoj kushërirën time se kam kaq kohë pa e takuar”. Pas këtyre fjalëve, Meta drejtohet nga një grua dhe shkon e përqafon.
Sigal