Përfundon takimi I Metës me Berishen për kufirin detar me Greqinë, bisedime 50 minuta

149
Ka përfunduar takimi I Presidentit Meta me ish kryeministrin Berisha, takimi i cili zgjati për rreth 50 minuta, u zhvillua në kuader të një serë takimesh që kreu i Shtetit, Meta zhvilloi me ish Presidentët për të diskutuar me ta për çeshtjen e nisjes së bisedive me Greqinë për një marërveshje për çeshtjen e detit.
Kreu i shtetit Ilir Meta priti në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t’u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Proltfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm Ditmir Bushati për të.
Presidenti Meta u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.
Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.
Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kërkuar nga Presidenti, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Prlotfuqishmëri për ta përfunduar marrëveshjen.