Përfundon takimi i Metës me aleatët e PD-së/ Ja çfarë u bisedua me presidentin për datën e zgjedhjeve

556
Sigal

Aleatët e Djathtë kanë përfunduar takimin në Presidencë me Presidentin Ilir Meta, ku u diskutua edhe për datën kur do të mbahen zgjedhjet e reja pas vendimit të Metës për të shtyrë datën 30 qershor.

Në dalje nga Presidenca, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se:

“Ne e çmojmë shumë por gjykojmë si takim i parë që është në një situatë të rëndë ishin ide të përgjithshme. Nuk kemi ndonjë avancimm përsa i përket problemeve, sepse ne mendojmë se misioni është përtej datës zgjedhore.

E dyta gjykojmë që data e zgjedhjeve është derivat i një tjetër analize çfarë do të bëjmë deri ditën e  zgjedhjeve.

Ku të mërren në konsideratë propozimet e opozitës që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot gjykojmë që sot është bërë një hap i vogël pasi i takon drejtuesve.

Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë por do të dalë nga një marrëveshje politike.

Nëse është shtyrje thjesht sa për të fituar kohë, nuk kemi bërë asgjë.

E zgjidhim problemimin e kohës nëse pjesa tjetër nuk vazhdon të çmendet për datën e zgjedhjve”.