Përfundon numërimi në Durrës, Dako merr mandatin e tretë me 13 mijë vota

415
Në bashkinë e Durrësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që shpall fitues kandidatin e ASHE, Vangjush Dako me 57.13 për qind të votave dhe më një diferencë mbi 13 mijë vota në raport me kandidaten e koalicionit të djathtë, APPD, Grida Duma.
Me këtë rezultat, Dako rikonfirmohet në krye të bashkisë së qytetit bregdetar për një mandat të tretë. Kreu i ri i bashkisë së Durrësit pritet të japë një deklaratë për mediet në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme.
Dako drejt rikonfirmimit si Kryebashkiak, kryeson me mbi 12 mijë vota
Kandidati i majtë Vangjush Dako vijon të ruajë një avanzh të ndjeshëm me 12.019 vota kundrejt Grida Dumës së PD-së në bashkinë e Durrësit.
Deri në orën 16:25 grupet e numërimit kanë numëruar 263 QV nga 310 që janë gjithsej.
Nga të dhënat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dako i PS-së deri tani ka 47.419 vota, ndërsa Duma 35.329 vota.
Sigal