Përfundon mbledhja e PD-së për protestën, ja vendimi që u mor

415
Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë e saj sot, ku çështja kryesore e diskutimit ishte protesta dhe ecuria e saj. Burime nga selia bëjnë me dije se të gjithë deputetët kanë qënë dakord për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Basha falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diskutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë. Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj. Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve. 
Sigal