Përfundon mbledhja e opozitës. Basha: Nis mosbindja civile

574
Kreu i PD-së, Lulzim Basha konfirmoi sot përshkallëzimin e protestave ndaj qeverisë. Ai deklaroi për mediat se që këtë javë do të nisë mosbindja civile. Basha tha se qytetarët nuk duhet të paguajnë asnjë taksë që është rritur.
“Nuk ja dalin më njerëzit, ndaj kanë dalë në rrugë, nuk kanë dalë për flamujt e partive”,- tha Lulzim Basha.
Kreu i PD-së shtoi se çdo formë tjetër institucionale e reagimit nuk ka më vlerë në një qeveri që nuk njeh ligjin.
Sigal