Përfundon dreka Rama-Meta: Koalicioni është në vazhdimësi

579
Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar ditën e sotme për të drekuar së bashku në restorantin e një hoteli në qendër të Tiranës, rreth orës 15:00 Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë. Pas takimit, ata janë filmuar së bashku teksa dilnin nga restoranti. Ndërkohë që kryeministri Rama nuk ka preferuar të flasë për mediat, Meta ka dhënë një prononcim të shkurtër. “Jemi takuar për inaugurimin e stadiumit të Shkodrës dhe për ndeshjen me Marokun”, tha Meta. I pyetur për koalicionin ai la të kuptonte që koalicioni nuk ka qenë ndodnjëherë në diskutim. “Koalicioni është në vazhdimësi dhe nuk ka çfarë të diskutohet”, vijoi meta.
Sigal