Përfundojnë negociatat në Pallati i Kongreseve, ende asnjë marrëveshje

529
Duket se as bisedimet në Pallatin e Kongreseve nuk kanë sjellë një marrëveshje që do t’i ulte në tryezë dialogu palët politike shqiptare dhe do të nxirrte opozitën nga çadra.
Të paktën kjo u la të kuptohet nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta me të dalë nga takimi me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Rama nuk ka dashur të komentojë takimin duke iu drejtuar një gazetareje me shprehjen: “Ti i di më mirë se ke më shumë informacione nga PD”.
Fill pas tij, Ilir Meta është shfaqur po aq hermetik. “Nuk kam asnjë koment, falmenderit. Nuk kam asnjë koment, falmeniderit”.
Sigal